E-TJERA

OSBE raporton gjetjet e 11 Majit: PS përfitoi nga burimet administrative, falja e gjobave krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor

OSBE raporton gjetjet e 11 Majit: PS përfitoi nga burimet administrative,

OSBE/ODIHR raportoi gjetjet e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në një konferencë për shtyp.

Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha se partia në pushtet, PS, përfitoi nga burimet administrative duke krijuar avantazh të padrejtë.

Karim nënvizoi se pati mosrespektim të procedurave dhe intimidim të zgjedhësve.

“Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa problemeve organizatave. Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës duke krijuara avantazh të padrejtë në pushtet pati mosrespektim të procedurave, u shënuan disa incidente intimidimi dhe ndikim tek zgjedhësit për probleme me procedurat dhe transparencën”, deklaroi koordinatorja e OSBE.

Karimi tha se pati mangësi që krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor në frymë dhe germë, duke iu referuar faljes së gjobave disa ditë para zgjedhjeve.

“Dita e zgjedhje ishte kryesisht e qetë dhe e organizuar mirë. Megjithatë pati vazhdimisht mosrespektim të procedurave dhe u shënua nga disa incidente intimideve dhe ndikim të zgjedhësve. Këto janë pikat kryesore.

Kuadri ligjor ofron një bazë të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Mangësitë dhe paqartësitë krijuan në frymë dhe germë.

Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të ndalojë zbatimin  tij në frymë. Një shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së shumë gjobave, gjë që ishte vendosur në 2024, që u shpallën shumë pranë zgjedhjeve”, deklaroi Karimi.

Të fundit