Flash News


E-TJERA

Arrestohet 'mjeku' i ekipit Vllaznia, iu gjetën në çantë dhjetëra fishekzjarre

Arrestohet 'mjeku' i ekipit Vllaznia, iu gjetën në

"Mjeku" i ekipit të futbollit 'Vllaznia' është vënë në pranga këtë mbrëmje në stadium.

Mësohet se 31-vjeçarit i janë gjetur në çantë gjatë kontrollit, dhjetëra fishekzjarre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”.

 Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine.

Të fundit