Flash News


E-TJERA

I dënuari shqiptar terrorizon burgun në Greqi, merr peng gardianët

I dënuari shqiptar terrorizon burgun në Greqi, merr peng

48-vjecari shqiptar Klodian Lekocaj alias Klod Cara, është vënë në epiqendër të autoriteteve greke pasi është bërë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në burgun e Koridhalos.

Lekocaj arriti të marrë peng përmes një thike dy gardianë të burgut, duke u marrë çelësat, radiot dhe telefonat celularë.

Në të njëjtën kohë, ai filloi të lëvizte nga një krah në tjetrin i burgut me një grup prej shtatë egjiptianësh, për të arritur në Repartin 3, ndërsa kërkonte një bashkatdhetar për ta vrarë.

Sipas autoriteteve, ka të ngjarë që kjo të ketë qenë një kontratë vdekjeje që nuk u ekzekutua për shkak të ndërhyrjes së zyrtarëve të burgut në Koridhallos.

Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi.

Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.

Në prill 2025 Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ndodhur në 23 shtator 2024.

 

 

Të fundit