Flash News


Ditari i Opozitës

Nuri: KQZ nuk ka urdhëruar ndarjen e votave të Greqisë, ka bërë një vendim neutral

Nuri: KQZ nuk ka urdhëruar ndarjen e votave të Greqisë, ka

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Franc Nuri ka akuzuar kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi se nuk ka vendosur ndarjen e votave të Greqisë.

‘Nëse ne nuk dimë pas 24 orësh nga votimi se, sa persona kanë votuar, ti nuk bën dot as përllogaritje mandatesh, dhe këtu fillon çdo gjë.

KQZ ka dalë në një deklaratë dhe kanë thënë se komisionerët nuk i kanë ndarë veç votat e Greqisë. Në aktin e tij, ai nuk përmend votat e Greqisë, jemi ne që e kemi kërkuar. Ne kërkuam nga Celibashi që ta marrë atë masë, por nuk e ka marrë atë masë, por mori një masë neutrale.

Unë prisja që raporti i OSBE-ODIHR të ishte më i fortë, në drejtim të shkeljeve të mëdha zgjedhore që kanë ndodhur.

Janë një sërë rezolutash që kanë një bazë dhe rezolutat ndërkombëtare për PD-në, që kanë ardhur nga Partitë Popullore Europiane dhe nga IDU, bazohen tek një historik i tërë.

Ka 12 vite kjo qeverisje në Shqipëri dhe jo çdo gjë ndodh sot për nesër. Ka një mekanizëm të tërë pushteti që kontrollon çdo qelizë të shoqërisë’, u shpreh Franc Nuri në SYRI TV.

Të fundit