Flash News


Kosova

Kurti takon QUINT-in: Flitet për anëtarësimin në KiE dhe zhvillimet politike

Kurti takon QUINT-in: Flitet për anëtarësimin në KiE dhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it, si dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Për Kurtin, tema kryesore e diskutimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa për disa nga përfaqësuesit e QUINT-it, ishte krijimi i institucioneve të reja në Kosovë.

“Kryeministri Kurti u shpreh se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret ligjore dhe institucionale për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, siç është vlerësuar edhe nga Asambleja Parlamentare dhe raportuesja për anëtarësimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në njoftim thuhet më tej se kryeministri Kurti paralajmëroi se vonesat e mëtejshme në anëtarësim po ua mohojnë qytetarëve të Kosovës të drejtën për qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut./ REL

Të fundit