Flash News


POLITIKOFF

Këto fruta dhe perime largojnë toksinat nga mëlçia

Këto fruta dhe perime largojnë toksinat nga mëlçia

Ka ushqime që duhet të përfshihen në dietë jo vetëm sepse janë të shijshme. Edhe nëse nuk ju pëlqejnë, hajini sepse janë të shëndetshme.

Ja çfarë mund të bëjnë disa prej tyre.

Avokado

Mëlçia është ajo që e çliron trupin tonë nga toksinat, por midis tyre ka shumë substanca të dëmshme që mund të ndërhyjnë në funksionimin e mëlçisë.

Kjo është arsyeja pse avokado është e mirë dhe duhet të përfshihet në dietën tuaj rregullisht sepse është plot me glutation, i cili zbërthen toksinat kimike.

Grejpfruti

Grejpfruti është një djegës natyral i yndyrës, prandaj është një pjesë thelbësore e dietave! Hajeni si një meze të lehtë, bëni lëng, shtoni limon, mjaltë, kanellë. Është gjithashtu i shkëlqyer për forcimin e sistemit imunitar.

Kastraveci

Kastraveci është një freskues natyral i frymëmarrjes, ashtu si edhe molla. Kur hamë një kastravec të freskët, ai stimulon pështymën, e cila ndihmon në largimin e mbetjeve të ushqimit nga goja jonë, të cilat janë ato që krijojnë erën e pakëndshme.

 

Të fundit