Flash News


E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti këtë të martë

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti këtë të

Dita e martë pritet të nisë me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të herëpashershme. Megjithatë, nga mesdita deri në orët e vona të pasdites, vranësirat do të shtohen gradualisht, lokalisht deri në të dendura.

Reshje shiu parashikohen në zonat kodrinore-malore, ku do të jenë me intensitet të ulët dhe të përkohshme. Në periudha të shkurtra, priten edhe shtrëngata të izoluara, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe më rrallë edhe me breshër.

Në zonat bregdetare, reshjet do të jenë të dobëta, të karakterit lokal dhe afatshkurtër. Pasditja sjell përmirësim të kushteve atmosferike, me ndërprerje të reshjeve në të gjithë vendin.
Era do të fryjë nga veriu me intensitet mesatar deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina do të jetë më e fortë, me shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti do të ketë dallgëzim të ulët, me valëzim nga 1 deri në 2 ballë.

Të fundit