Flash News

E-TJERA

Përmet, 47-vjeçari dyshohet për dhunë dhe ngacmim ndaj gruas me aftësi të kufizuara

Përmet, 47-vjeçari dyshohet për dhunë dhe ngacmim ndaj

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë është shënuar në qytetin e Përmetit, ku një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia pas dyshimeve se është futur me dhunë në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur në gjendje të dehur. I dyshuari, shtetasi E. R., banues në Përmet, është ndaluar në flagrancë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 47 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka hyrë me dhunë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht atë”, thuhet në njoftim.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Të fundit