Flash News


Ditari i Opozitës

Putini ynë!

Putini ynë!

Nga Erion Dasho

Për këdo që dyshon se çfarë ndodhi në Shqipëri në 11 maj, ka vetëm një përgjigje, “putinizëm i kamufluar”, madje shumë më keq se putinizëm.

Në Tiranë, qytetarët panë një çerdhe patronazhistësh të vraponin si lepuj kur rrezikuan që manipulimet e tyre të zbuloheshin. Të njëjtët u kapën në Karbunarë të Lushnjës, Vlorë, etj., por sa qindra e mijëra zyrtarë shteti të shndërruar në patronazhistë kanë kaluar pa u zbuluar?!

Dy qarqet ku rezultati është aq i thellë në favor të rilindjes dhe boratëve, sa mbetën jashtë parlamentit edhe kandidatët e listës së mbyllur të opozitës, Fieri dhe Elbasani, janë të njohur për dominimin e bandave dhe për përfshirjen e tyre në politikë.

Pikërisht kjo është arsyeja, përse unë e quaj boratizimin më të keq se putinizmin.

Në Rusi është një shtet haptazi diktatorial, ku klasa politike ka kapluar çdo gjë dhe sundon me grusht të hekurt. Në Shqipëri është krijuar një amalgam midis shtetit, krimit, medias, biznesit të lidhur me politikën dhe narkotrafikut. Është si një kuçedër me shumë koka, që sapo ka vendosur një hegjemoni të frikshme elektorale

Duke toleruar boratët, shqiptarët e rikrijuan diktaturën e tyre. Fjalët e Fan Nolit të madh, “Se Sulltanin prapë e gjeti, Se, qëkur e humbi, s’fjeti”, ngjajnë sot aq aktuale.

**

Borati sapo ka zhvatur prej shqiptarëve me përdhunë mandatin për të qeverisur 16 vjet.

Kohë e mjaftueshme për t’u shndërruar në një Enver të dytë.

Ai që shqiptarët kishin 40 vjet që e kërkonin.

Ta mbajnë me shëndet…

Të fundit