Flash News


E-TJERA

Ish-kreu i KQZ për raportin e OSBE: Ne i ftojmë vëzhguesit, por nuk i dëgjojmë, ka boshllëk

Ish-kreu i KQZ për raportin e OSBE: Ne i ftojmë vëzhguesit, por

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, komentoi gjetjet e delegacionit të monitorimit të OSBE për zgjehdjet e 11 Majit.

I ftuar në emisionin “Log”, në News24, Kume tha se vendi ynë ka një të metë: i fton vëzhguesit ndërkombëtarë, por nuk i dëgjon.

Sipas Kumes, kjo vihet re edhe në zgjedhjet e 2021-shit, pais sot ata përmendën problematika të vëna në dukej edhe asokohe.

“Më japin përshtypjen se duken të konsumuar, veçanërisht në vende si ky i yni. Ne i ftojmë, por nuk i dëgjojmë. Punojmë pak për të zbatuar rekomandimet e tyre. Kjo më duket si një punë në boshllëk. Shikoni situatën ku jemi sot dhe krahasojeni me atë pas zgjedhjeve të 2021-it. Jemi po aty. Ata thanë të njëjtat gjëra”, tha Kume.

Të fundit