Flash News


E-TJERA

Xhabaftët në Vorë dhe streha e patronazhistëve, Zannier: Duhet veprim për mosreagimin e policisë

Xhabaftët në Vorë dhe streha e patronazhistëve, Zannier:

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, foli edhe incidentin me Xhabaftët në Vorë dhe patronazhimin e zbuluar te "Petro Nini".

Ai tha se është informuar për persona të cilët u larguan me vrap në momentin e filmimit, ndërsa theksoi se nëse ka patur probleme me mosreagimin e polciisë, atëherë të ketë një reagim.

“Kur kam vizituar Qendrat e Votimit kam pyetur se kush ishin personat. Kemi parë edhe raste kur personat largoheshin. Ne monitorojmë procesin, kur ka persona që rrinë më larg e kemi të vështirë, se ne nuk kemi mandat që të hetojmë. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodhi në Vorë dje dhe njoftuam vëzhguesit tanë që ta monitoronin situatën dhe ishin të pranishëm. Nuk kemi mandatin apo funksionin e policisë, duhet të garantohen nga vetë Shqipëria. Nëse ka patur probleme me mosreagimin e policisë, duhet të ketë një reagim," tha Zannier.

Të fundit