Flash News


E-TJERA

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit.

Blutë po punojnë për kapjen e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasit M. M., 36 vjeç dhe V. D., 55 vjeçe, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Punohet për kapjen e tyre”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit