Flash News

E-TJERA

Fitorja në Kukës, Flamur Hoxhaj: Fryt i punës dhe programit që kemi bërë

Fitorja në Kukës, Flamur Hoxhaj: Fryt i punës dhe programit

Udhëheqësi i PD në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxhaj foli pa fitores në Qarkun e Kukësit.

Në një prononcim për Top Channel, Hoxhaj tha se rezultati është fryt i punës dhe programit që ka pasur Partia Demorkatike.

“Qarku i Kukësit vijon të mbetet qarku blu në 2021, 2015 dhe më tej, ia kemi dalë falë fushatës, me një program për qytetarët. Ndihem i privilegjuar që edhe në zgjedhjet e 2025 duke falënderuar çdo banor të Kukësit, Hasit, Tropojës që votuan për PD. Është përgjegjësia imja, deputetëve, duke u angazhuar në mirënjohje të përjetshme për t’u angazhuar ndaj problemeve të tyre.

Ruajtja e mandatave shkon në tehun e humbjes së mandateve, ne nuk kemi ruajtur mandate, kemi vijuar të jemi mazhornacë për PD. Është herët të bëj një analizë të tillë, duhet të presim votat e diasporës. Mos harrojmë që në 4 vite, vota s’ka qenë ajo që ishte në 2021, pasi shumë janë larguar nga vendi. Mendoj se kemi arritur një rezultat që është fryt i punës dhe nevojave për ndryshim.

Edhe në Kukës kemi pasur probleme të jashtëzakonshme, që ju pyesni pse është tkurrur vota. Mendoj se do jetë analizë që do bëhet në ditët në vijim. Shqipëria s’është një vend demokratik që qytetari shkon buzagaz voton i lirë. E shoh nga programi që ne kemi bërë”, tha Hoxhaj.

Të fundit