Flash News


E-TJERA

Kikia: Mandati i katërt për Ramën precedent për demokracinë

Kikia: Mandati i katërt për Ramën precedent për

Gazetari Mento Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit me procesin e numërimit të votave.

Në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Kikia tha se një mandat i katërt për Ramën ëhstë precedent i rrezikshm për demokracinë, ndërsa theksoi se çdo shkelje duhet të adresohet deri në fund.

“Sado të jetë rezultative një forcë politike 4 mandate janë shumë për një sistem demokratik dhe një shoqëri të vakët pa nerv pa mekanizma reagues dhe kontrollues. Pushteti i fortë nuk i bën mirë asnjë shoqërie. Një votë kaq masive për të fuqizuar pushtetin e një force politike nuk është e shëndetshme për demokracinë.

Çdo problem e shkelje që është konstatuar të adresohet të cohet deri në fund dhe të mbajë përgjegjësi ai që e ka bërë. Nuk duhet të tolerohet në mënyrë absolute asgjë që ka të bëjë me standardin e zgjedhjeve e të mos pritet që të përfshihet vetëm në raportet e ndërkombëtareve. Kjo duhet të kërkohet nga shoqëria”, deklaroi Kikia.

Të fundit