Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza: Gara e fortë e listave të hapura dhe zhbërja e politikës nga makineritë elektorale

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vendosi të garojë në listat e hapura të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore në opozitë dhe po kështu edhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Të dy ka gjasa që, ose i zënë vendin figurave të tjera popullore të opozitës si Jorida Tabaku apo Ilir Alimehmeti, ose dalin nga loja prej tyre.
Është ky lloji i garës që, teorikisht, Partia Demokratike në opozitë dhe Partia Socialiste në pushtet, ranë dakord të bëjnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuar me konsensus mes tyre vitin e kaluar. Teorikisht për shkak se që të dyja këto forca politike dominohen nga kryetarët përkatës dhe rrjedhimisht, marrëveshja e vitit të kaluar, ashtu si edhe marrëveshja e vitit 2008 që solli sistemin e listave të mbyllura, konsiderohen gjerësisht si kompromise Rama – Berisha apo Berisha – Rama dhe jo si kompromise mes dy partive që kryetarët përkatës kanë.
Formula e listave të mbyllura dhe të hapura duket se garantoi për Ramën energjizimin e makinerive të tij elektorale, përmes vendosjes së një makinerie në luftë me një tjetër, në një skemë që duket se nuk njeh asnjë kufi ligjor dhe që mbështetet në shfrytëzimin e plotë të burimeve publike. Por kjo formulë nga ana tjetër, duket se i garantoi Berishës kontroll po aq të plotë të partisë së vet, përmes kontrollimit të emërimit të deputetëve në lista të mbyllura.
Ndërsa numërimi vijon ende dhe rezultati nuk është përfundimtar, ajo që është e qartë është se makineritë elektorale socialiste kanë funksionuar në të gjithë territorin e vendit me përjashtime të pakta, duke krijuar supermaxhorancën më dominuese që ka parë vendi që nga viti 1997.
Nga ana e saj, ndërsa opozita ka gjasa po merr rezultatin e vet më të keq që nga viti 1997, shumica dërrmuese e mandateve që pritet të fitohen prej saj në të gjitha qarqet mbarojnë me listat e mbyllura.
Në Tiranë, rezultati paraprak i deritanishëm, i jep Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj 35% të votave ndërsa numri i mandateve varet nga ecuria e partive të vogla dhe pritet të variojë nga 13 në 15, ku nuk përjashtohet mundësia që kjo forcë të marrë vetëm 12 mandate, aq sa është edhe lista e mbyllur. Në këtë rast, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili garon nga burgu, ka gjasa që mbetet pa mandat bashkë me kreun e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi. Të dy kanë histori të gjatë politike dhe që të dy janë njohur si drejtues të makinerive elektorale, të cilët, nëse mposhten kësaj radhe, duket se do të mposhten pikërisht në fushën ku supozohej se kishin më shumë eksperiencë.
Meta, 56 vjeç, ka filluar karrierën politike në ditët e fundit të Partisë së Punës, për të kaluar më pas në Partinë Socialiste, për të cilën u bë kryeministër, e më pas, në Lëvizjen Socialiste për Integrim, parti që u bë famëkeqe për shfrytëzimin e pushtetit për sigurimin e votave në periudhën 2009-2017, fillimisht në aleancë me Partinë Demokratike e më pas, në aleancë me Partinë Socialiste, e cila e zgjodhi edhe president.
Fati politik i Metës u pre, fillimisht në vitin 2014 kur Rama gjeti një aleat zëvendësues te PDIU e Idrizit, e pas vitit 2017, kur, Rama rekrutoi shumë prej politikanëve vendorë të Metës, si dhe strukturat më të suksesshme të PDIU në Elbasan e në Dibër, në radhët e Partisë Socialiste, rekrutime që efektivisht e kthyen PS-në në një makineri gjigande elektorale, pa ndonjë lidhje tjetër mes elementëve përbërës të saj përveç interesit.
Idrizi nga ana e tij e ka origjinën politike si drejtor doganash në Partinë Socialiste dhe kandidat i saj në vitin 2005 dhe që fitoi mandat për këtë parti në vitin 2005. Ai iu bashkua një partie që fillimisht u themelua për të përfaqësuar komunitetin çam, komunitetin e disa dhjetëramijëra shqiptarëve të përzënë nga Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa suksesi i kësaj partie u shfaq në formën e makinerisë elektorale, fillimisht në koalicion me Partinë Demokratike në vitin 2013 e më pas, në koalicion me PS. Dy nga deputetët e saj të zgjedhur në koalicion me PD-në u kapën nga ligji i dekriminalizimit, ndërsa partia u bë e famshme në vitin 2016, kur, në aleancë me socialistët, transformuan zonën e Dibrës në një vend krimi masiv elektoral falë bashkëpunimit me grupe kriminale lokale.
Idrizi humbi mandatin e deputetit në Tiranë më 2017, kur, megjithëse siguroi vota të mjaftueshme, nuk kapi dot pragun. Në vitin 2021 ai garoi në koalicion me PD-në, ndërsa një deputet i tij, Nustret Avdulla, ndërroi krah dhe tashmë është në garë në Fier, me gjasa me mandat fitues për socialistët.
Mjeku Ilir Alimehmeti u bë fillimisht figurë popullore gjatë pandemisë së Covid-19, si një zë i moderuar në një parti që po rrëshqiste drejt teorive të komplotit dhe qëndrimeve antishkencore mbi vaksinat. Ai doli popullor në një proces të brendshëm të Partisë Demokratike, të njohur si primaret, bashkë me deputeten aktuale Jorida Tabaku, e cila duket se rigjallëroi opozitën pas humbjes në vitin 2021 përmes drejtimit me sukses të komisionit parlamentar hetimor të incineratorëve.
Fati i të dyve varet nga rezultati i përgjithshëm i partisë. Nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore fiton më shumë se sa 12 mandate, ata e kanë shansin të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, gjithmonë nëse mposhtin kandidatë të tillë si Meta apo Idrizi. Në rast se opozita nuk merr më shumë se 12 mandate, ata janë jashtë pavarësisht se sa popullorë janë.
Rezultati i zgjedhjeve për listat e hapura do të kërkojë shumë dhe shumë ditë që të mësohet. Por nëse gjykojmë nga rezultati i dy zonave ku u bë votim elektronik, në Vorë dhe në Njësinë 10 në Tiranë, fakti është që Alimehmeti rezulton më popullori mes opozitarëve, pasur nga Tabaku. Meta renditet në vend të shtatë ndërsa Idrizi në vend të njëzet e dytë.
Ky natyrisht që nuk pritet të jetë rezultati përfundimtar. Në Vorë dhe në njësinë 10 përbëjnë vetëm 5% të të gjitha votave të qarkut Tiranë.
Në anën e socialistëve gara duket akoma më komplekse, me sistemin e tyre të përqendrimit të makinerive elektorale në zona të caktuara dhe me ndarje kufijsh. Mes 37 kandidatëve të socialistëve nga listat e hapura, në rast se rezultati aktual konfirmohet, shtatë deri në dhjetë kandidatë do të hyjnë në parlament. Kjo do të thotë që pjesa tjetër me gjasa do të ketë mundësinë të kthehet në postet e drejtorëve të administratës publike nga ku vijnë. Dhe disa natyrisht që mundet të mos i mbijetojnë proceseve gjyqësore penale të hapura ndaj tyre, në fazën e hetimeve apo të gjykimit.
Gara brenda Partisë Socialiste në Bashkinë Vorë u fitua nga Blendi Gonxhe, i cili rezultoi me 4,759 vota, nga pak më shumë se 8 mijë vota që socialistët morën në këtë njësi. I dyti në listë, Ornaldo Rakipi, i cili në zgjedhjet e kaluara ka qenë dominues në Vorë, mori vetëm 432 vota.
Ndryshe nga Vora, Gonxhe arriti të marrë në njësinë 10 vetëm 321 vota ose 6%. Në këtë njësi i pari doli Fatmir Xhafaj, i cili mori rreth 1700 vota ose 32% të totalit të PS. Deputeti Erjon Braçe, i cili njihet si politikan popullor mes socialistëve, mori 288 vota në Vorë dhe 624 në njësinë 10.
Sistemi elektoral aktual vlerësohet si shumë negativ për demokracinë, me deputetë që fillimisht emëroheshin nga kryetarët, në rastin më ekstrem, në vitin 2009, pa u informuar paraprakisht që ishin caktuar kandidatë, dhe pastaj, që vendosen në garë me njëri-tjetrin se kush është më i zoti në ushtrimin e makinerisë elektorale në rastin e PS-së, ose se kush është më besnik ndaj kryetarit, në rastin e PD-së, një lloj politike ku idetë dhe debatet kanë zero rëndësi dhe ku ngacmimi i emocioneve është politika që mbetet për të shtyrë kohën, ndërsa rezultati i zgjedhjeve përcaktohet nga aksesi në burimet publike dhe lehtësia për të abuzuar me këto burime./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38