Flash News

Ditari i Opozitës

Vota e diasporës ‘shkon’ në KAS, Logu: Thasë të mbushura nga patronazhistët nuk lejojmë të numërohen

Vota e diasporës ‘shkon’ në KAS, Logu: Thasë të

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka zhvilluar një seancë ku u shqyrtua ankimimi i PS, e cila kërkon të shfuqizohet vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZH) për administrimin e fletëve të votimit nga jashtë.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu deklaroi në seancë se PD-ASHM nuk do të lejojë numërimin e fletëve të votimit që nuk janë mbledhur në përputhje me ligjin.

“PS e ka të qartë që PD-ASHM nuk do të lejojë asnjë zarf që vjen nga Greqia të numërohet, derisa të provohet se është marrë personalisht nga zgjedhësi. Kur të provohet kjo, le të numërohet, le të vlerësohet. Po thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen, edhe sikur të jetë gjëja e vetme për të cilin angazhohemi në këtë fazë gjatë numërimit të votës së diasporës”, tha Logu.

Të fundit