E-TJERA

Vota e diasporës, Topalli: Në dy kutitë e para ka vetëm vota për PS si në kohën e Enver Hoxhës

Vota e diasporës, Topalli: Në dy kutitë e para ka vetëm vota

E deleguara e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli ka folur për numërimine votave të diasporës, i cili po ndodh për herë të parë në vendin tonë.

Teksa foli për Syri Tv, Topalli tha se në dy kutitë e para të Beratit që janë numëruar deri tani, ka vetëm vota për Partinë Socialiste.

Topalli theksoi se një gjë e tillë ka ndodhru vetëm në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës teksa nënvizoi se lakminë e Ramës do ta kishte zili edhe Hoxha.

“Sapo ka filluar numërimi i i kutive dhe unë isha duke para qendrat e Beratit. U numërua qendra e parë e Beratit dhe doli mbi 90 për qind për PS. U numërua edhe qendra tjetër, kutia tjetër e Beratit dhe doli po në ato shifra. Nga këtu unë nuk kamë çfarë të them diçka tjetër sepse Enver Hoxha do ja kishte lakmi.

Po them që është 90 për qind e më shumë për PS. Nuk ekziston asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Socialiste. Ky është standardi i këtyre zgjedhjeve për dy kutitë e para të Beratit. Që i kam parë unë.

Nuk mund të flas për një gjë të tillë por ne që kemi jetuar kohën e para viteve 90, rezultati i kutive të Beratit ishte rezultati që nxirrej në periudhën e diktaturës. Edhe në atë kohë kishte njerëz me kurajo që nuk votonin, kështu që nuk u dilte 100 për qind. Dhe ky është rezultati i sotëm në kutinë e parë dhe në kutinë e dytë të Beratit.

Kjo në fakt është një thirrje e fortë për të tronditur këdo që jeton në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Nuk kam koment tjetër”, deklaroi Topalli.

Të fundit