Flash News


E-TJERA

Aksident në Laç, 84-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Aksident në Laç, 84-vjeçari dërgohet në Spitalin e

Në Laç, një 84-vjeçar është përplasur nga një automjet rreth orës 16:20 dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Policia po kryen veprimet procedurale me drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në qytetin e Laçit,   automjeti që drejtohej nga shtetasi Z. P., 28 vjeç,  ka aksidentuar  shtetasin N. Sh., 84 vjeç, që lëviste në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 84-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Me drejtuesin e automjetit, shtetasin Z. P., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit