Flash News

KRYESORE

"E thashë para ndeshjes", Ronaldo flet për miqësoren kur bindi Fergusonin

"E thashë para ndeshjes", Ronaldo flet për miqësoren

Në vitin 2003, Cristiano Ronaldos iu desh vetëm një ndeshje për ta bindur trajnerin Sir Alex Ferguson për ta transferuar te Manchester United. Ishte një miqësore e Sportingut të Lisbonës me "Djajtë e kuq".

"Më kujtohet se luajta mirë. Isha shumë i emocionuar. Ishte interesante, sepse para ndeshjes po bëja shaka me mikun tim më të mirë. I thoja se United do më blinte mua, sapo të më shihnin se si luaja", ka deklaruar së fundmi portugezi në një intervistë.

"Ferguson më tha menjëherë se do më transferonin. Isha 18 vjeç dhe ndihesha shumë i lumtur. Lajmërova menjëherë mamanë. Ishte një moment fantastik në jetën time. Atëherë doja të argëtohesha, kurse tani punoj më shumë", ka shtuar CR7.

Të fundit