Flash News

E-TJERA

Atentat dy shqiptarëve në Itali, autorët e maskuar iu bënë pritë

Atentat dy shqiptarëve në Itali, autorët e maskuar iu

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një atentat në Itali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premten në Turate, shkruajnë mediat italiane.

Indrit Lleshaj, 44 vjeç, dhe Artan Lazar, 42 vjeç, ishin duke udhëtuar me një mjeti tip “Audi Q5”, kur fillimisht u ndaluan nga një makinë. Menjëherë, ka mbërritur një motorçikletë nga ku dy persona të paidentifikuar dhe të maskuar kanë thyer xhamin e pjesës së përparme të Audi-t.

Sapo dy shqiptarët kanë zbritur nga mjeti janë qëlluar me breshëri armësh duke i lënë të plagosur. Makina dhe motorçikleta u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Lleshaj dhe Lazar ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Të fundit