Flash News

E-TJERA

Eksploziv makinës së drejtoreshës së Kujdesit Shëndetësor Shkodër, xhenierët kryen shpërthim të komanduar

Eksploziv makinës së drejtoreshës së Kujdesit

Një sasi eksplozivi është shpërthyer në mënyrë të komanduar nga forcat xheniere, e cila ishte vendosur në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka.

Sipas të dhënave të para, lënda plasëse ishte vendosur një pako poshtë makinës dhe nga shpërthimi i komanduar nuk pati të lënduar.

‘Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.’- njoftoi policia paraprakisht.

Kujtojmë se Kuka e kishte marrë këtë detyrë pak muaj më parë në  16 maj 2022.

 

Të fundit