Flash News

E-TJERA

1 në 10 shqiptarë e kanë të pamundur kujdesin mjekësor, Shqipëria me normën e dytë më të lartë në Evropë

1 në 10 shqiptarë e kanë të pamundur kujdesin mjekësor,

Shqipëria është vendi i dytë në Evropë me normën e dytë më të lartë të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart të cilër raportojnë se kanë nevoja të paplotësuara për kujdesin mjekësor.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, të përpunuara nga SCAN Tv, vlerësohet se për vitin 2020 janë 10.6% e shqiptarëve të cilët nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor. Referuar po të dhënave, të agjencisë nevoja e paplotësuara rrjedhin si pasojë e kushteve financiare, listës së gjatë të pritjes nëpër qendrat shëndetësore apo edhe për arsye gjeografike, pra largësia e qendrave shëndetësore nga vendbanimi i personave të anketuar.

Shqipëria pasohet në renditje nga Greqia me me 6.5% dhe Finlanda me 5.4%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.9%.

Nëse marrin renditjen e vendeve të rajonit, pas Shqipërisë renditet Serbia me 3.8% të personave të cilët janë shprehur se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Më pas vjen Mali i Zi me me 2.1%, Maqedonia e Veriut, e cila është poshtë mesatares së BE-së, me 1.7%.

Vendet me normën më pozitive janë Malta, Austria dhe Gjermania.

Të fundit