Flash News

E-TJERA

100 mln euro borxhe/ Edi Rama hyn në lojë për të shpëtuar Air Albania

100 mln euro borxhe/ Edi Rama hyn në lojë për të
Kryeministri Edi Rama po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të kompanisë ajrore Air Albania, e cila ka përfunduar në falimentim, duke i kaluar një barrë të konsiderueshme financiare buxhetit të shtetit.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, detyrimet e papaguara të kompanisë arrijnë në rreth 100 milionë euro.

Nga kjo shumë, qeveria shqiptare mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro, për të shmangur procedurat ligjore nga partnerët ndërkombëtarë të kompanisë.

Borxhet lidhen me pagesa të prapambetura për qira avionësh, tarifa aeroportuale, karburant dhe shërbime të tjera operacionale. Fondet që pritet të përdoren për shlyerjen e tyre do të vijnë nga buxheti i shtetit, ndërsa kthimi i tyre është parashikuar në një afat të gjatë.

“Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar. Kjo rrjedh nga detyrime të papaguara prej afërsisht 100 milionë eurosh, duke përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit, sipas raportimeve të mediave lokale. Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Shlyerja ndaj shtetit është planifikuar për një afat të gjatë”,- shkruajnë mediat e huaja.

Air Albania ndërpreu operacionet rreth shtatë muaj më parë, pasi autoritetet e aviacionit i pezulluan licencën. Aktualisht, kompania ndodhet në proces likuidimi.

 

Të fundit