Flash News

E-TJERA

11 maji, analisti: Rama po sakrifikon emblemat e PS për 46 besnikët e tij në listën e sigurt

11 maji, analisti: Rama po sakrifikon emblemat e PS për 46 besnikët e

Gazetari dhe analisti Arion Sulo e ka cilësuar si lëvizje të gabuar politikisht, futjen në listat e mbyllura të kandidatëve për deputetë të PS, emra të rinjsh të panjohur dhe shumicën e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Sipas Sulos, i ftuar në News 24, Rama po merr 46 besnikë të vetes së tij në listën e sigurt dhe po qëndron edhe ai vetë i sigurt në këtë listë.

Gazetari Arion Sulo thotë se 46 emrat e listës së mbyllur i ka caktuar 6 muaj para dhe ata janë besnikët e tij.

“E çuditshme dhe pa gjasë që t’i të bësh një ekip dhe lojtarët që të kanë dhënë fitoren deri tani, është karriera e PS, t’i sakrifikosh, dhe bëhet me një qëllim. Pra ti merr ca të panjohur pa lidhje me PS dhe con PS në zgjedhje për të fituar, dhe sakrifikon ata që kanë patur lidhjen, ideologjinë me partinë. 

Ka emra mes socialistëve që Rama nuk i ka të sigurt. Ditmir Bushati psh. për atë iku se ishte i pabindur. Nëse situata politike ndryshon, ata janë të parët që do të reagojnë. Ajo që shihet drejt, është fakti që karrigen e ka të sigurt, të ardhmen e vet, dhe maksimalizimin e fitores. Mendoj se politikisht kjo lëvizje e Ramës është e gabuar, pra ai heq peshat e rënda, njollat e SPAK dhe rri vetë”, tha Sulo.

 

Të fundit