Flash News

E-TJERA

11 Maji/ Kreu i Prezencës së OSBE: Zgjedhje të lira e të ndershme, shqetësuese shitblerja e votës

11 Maji/ Kreu i Prezencës së OSBE: Zgjedhje të lira e të

Prezenca e OSBE në Tiranë dhe Prokuroria e Përgjithshme organizuar një tryezë për forcimin e rolit të prokurëve në luftën kundër krimeve zgjedhore.

Kreu i Prezencës së OSBE, Michel Tarran deklaroi se integriteti zgjedhor qëndron në themel të çdo shoqërie demokratike.

“Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, llogaridhënie, transparencë dhe angazhim të palëkundur ndaj shtetit të së drejtës. Prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit kanë detyrën thelbësore të hetimit, ndjekjes finale dhe luftës kundër krimit zgjedhor”, tha Tarran.

Ai theksoi edhe rëndësinë që duhet t’iu kushtohet rekomandimeve të OSBE/ODIHR, lidhur me shitblerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e administratës.

“Të dyja raportet rekomandojnë që organet ligjzbatuese të bëjnë çdo përpjekje për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, përfshirë shitblerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente”, shtoi Tarran.

Kreu i Prezencës së OSBE tha po ashtu se votuesit duhet të informohen në mënyrë sistematike për mekanizmat përkatës, lidhur me raportin e shkeljeve, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe garancitë kundër hakmarrjes.

Të fundit