Flash News

E-TJERA

25 prilli/ KAS rrëzon 3 kërkesa të PD-LSI dhe Vetëvendosjes, pranon shqyrtimin e kërkesave ankimore nga palët

25 prilli/ KAS rrëzon 3 kërkesa të PD-LSI dhe Vetëvendosjes,

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të pranojë kërkesën ankimore të PD-LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani për shqyrtimin e provave të paraqitura nga palët lidhur me shkeljet e pretenduara në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KAS ndërkohë ka rrëzuar kërkesat e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur të Vetëvendosjes Kreshnik Merxhani për të marrë prova nga institucionet për emigrantët që nuk votuan.

Po ashtu, KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesave të PD për të marrë prova shtesë nga institucionet prokurori, polici  në qarkun e Gjirokastrës. 

Kjo do të thotë se shqyrtimin e kërkesës së PD-LSI për shpalljen e pavlefshme të rezultatin në qarkun e Gjirokastrës do ta bëjnë vetëm mbi bazën e provave që kanë sjellë këto forca politike, pa kërkuar informacione shtesë nga institucionet.

Më herët, përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike Marash Logu ka paraqitur argumentet që sipas tij e legjitimojnë kërkojnë për shpalljen e pavlefshmërisë së votimit në këtë qark.

Sipas tij periudha para dhe paszgjedhore u shoqërua me shkelje të rënda të ligjit që cenuan procesin zgjedhor që ndikuan në shpërndarjen e mandateve.

KAS vendosi që më 14 maj KAS do të shqyrtojë kërkesat ankimore të PD dhe LSI për Qarkun e Beratit.

 

 

Të fundit