Flash News

E-TJERA

42-vjeçari shkoi i plagosur në spital, arrestohet autori

42-vjeçari shkoi i plagosur në spital, arrestohet autori

Një 42-vjeçar u paraqit paraditen e së hënës në urgjencën e QSUT-së për ndihmë mjekësore.

Sipas edhe policisë, 42-vjeçari ishte plagosur me thikë në këmbë.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ka arritur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit