Flash News

E-TJERA

51 viktima nga zjarri në RMV, Begaj: I tronditur nga tragjedia, ngushëllime për familjarët e viktimave

51 viktima nga zjarri në RMV, Begaj: I tronditur nga tragjedia,

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 51 viktima.

Përmes një reagimi, Begaj shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave, ndërsa iu uron shërim të shpejtë të plagosurve.

“I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit”, shkruan Begaj.

Të fundit