Flash News

E-TJERA

80 të helmuar në Bulqizë, flet mjeku: Nuk është uji shkaktar, banorët janë nga zona të ndryshme

80 të helmuar në Bulqizë, flet mjeku: Nuk është uji

Rreth 80 banorë të Bulqizës u paraqitën me shenja helmimi në spital dhe dyshohet që shkak të jetë bërë uji i pijshëm.

Mjeku Shahin Kaja ka hedhur poshtë mundësinë që helmimin ta ketë shkaktuar uji pasi banorët janë nga zona të ndryshme. Në një intervistë për Report Tv, mjeku tha se mund të jetë një shkak viral që ka shkaktuar simptomat.

“Sot me fillimin e ditës së re kanë filluar rastet me heqje barku me të vjella me temperatura, por kjo nuk lidhet me ujin e pijshëm, por me faktorë virale. Kjo pasi rastet janë sporadike dhe jo të centralizuara me një vend. Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet kjo mundësi. Shkaku lë të kuptosh që është një shkak viral. Nuk ka pasur raste festive, por janë raste sporadike të veçanta në zona të veçanta. Deri tani jam ke rasti i nëntë. Nuk dihet shkaku, por vetëm nga uji jo. Kjo pasi kemi të bëjmë me ujësjellës të ndryshëm dhe zona të ndryshme”, tha mjeku.

Të fundit