Flash News

E-TJERA

9 të plagosur nga aksidenti tek “Ura e Tajvanit”, shoferi i urbanit nuk rezulton nën efektin e alkoolit

9 të plagosur nga aksidenti tek “Ura e Tajvanit”, shoferi i

9 të plagosur janë konfirmuar nga policia pas aksidentit te vendi i quajtur “Ura e Tajvanit”.

Urbani i linjës së Unazës është përplasur me të paktën 9 automjete duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe të plagosur.

Sipas policisë, drejtuesit të urbanit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e ndonjë pije alkoolike, ndërsa po bëhet edhe testi për shoferët e tjerë të përfshirë në aksident.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit