Flash News

E-TJERA

A mund të apelohet vendi i DASH për shpalljen ‘non grata’? Sqaron gazetarja e VOA-s

A mund të apelohet vendi i DASH për shpalljen ‘non grata’?

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Kieda Kostreci ka sqaruar nëse vendimi për shpalljen “non grata” të Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit mund të apelohet.

E ftuar në Opinion, Kostreci tha se vendimi nuk mund të apelohet pasi nuk është një vendim gjykate.

“Nuk është vendim gjykate, nuk ka si të apelohet. Mund të përpiqesh ta bësh, por përderisa është përfolur se një gjë e tillë për këtë rast, do të thotë se informacioni është mbledhur për një kohë të gjatë. Mendja ta do që një Sekretar Shteti ka informacione të shumta. Shumë nga ata që janë vënë në lista të tilla e kanë kundërshtuar”, u shpreh Kostreci.

Gazetarja shtoi se informacionin për vendimin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, e kishin marrë disa minuta para se të bëhej publik në mediat sociale.

“Vetëm në kuptimin që disa veta e kanë përmendur një gjë të tillë. Por me ata persona që ne kemi komunikuar na është thënë që vendimi nuk është marrë sot për nesër, kjo do të thotë që vendimi është marrë kohë më para”, tha Kostreci.

Të fundit