Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
A mund të shërbejë kriza në News24 si fillimi i një modeli të ri mediatik në Shqipëri?

Sulmi i paprecedent me polici dhe ushtri në televizionin News24 dhe bastisja që iu bë redaksisë, ku u aksesuan kompjuterët, mjetet personale të punës dhe dosjet e materialet që disponoheshin prej gazetarëve duke vënë në rrezik eskpozimet e burimeve të tyre, përveç goditjes të autoritetit shtetëror ndaj medias, ka nxjerr në pah në opinionin publik edhe një realitet tjetër, atë të kushteve in extremis të punës së gazetarëve.
Nuk është një informacion i ri dhe as një realitet i izoluar vetëm në televizionin News24 që gazetarët e një medie kanë me muaj të tërë pa marrë pagat dhe nuk u njihen vitet e punës pasi nuk janë likuiduar pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në organet tatimore. Raportimet e kolegeve flasin për një situatë të ngjashme edhe në televizionin MCN. Apo sikurse janë raportuar dhe problematika në televizionin Fax News dhe akoma më herët në vite në televizionin Vizion Plus.
Por në rastin e News24 apo grupit mediatik “Fokus” ajo që të bënte përshtypje qëndronte në faktin se pavarësisht që gazetarët u ndodhën përpara një fenomeni “sandwich”, pra nga njëra anë vështirësitë financiare dhe mos likuidimin për shumë muaj dhe nga ana tjetër, një dhune represive policore e deri në praninë e kamionëve të ushtrisë, ata qëndruan aty, në pararojë, duke raportuar por edhe protestuar qytetarisht.
Një panoramë fantastike, ku spikati raportimi për orë të tëra “live” i gazetarit Osman Stafa me një studio të improvizuar me dy karrige para derës së televizionit, ndërsa policët në këmbë përbënin skenografinë që ilustronte më së miri represionin: Raportim dhe intervista në kushte rrethimi, një studio që do e kishte zili çdo media ndërkombëtare.
Dhe transmetimi i saj, ndryshe nga zakonisht, bëhej përmes kanalit të YouTube, i cili këto kohë ka patur gati pesë herë më shumë shikime në transmetimet “live” sesa në kushtet e plota të punës së gjithë televizionit. Sigurisht, ngjarja e pazakontë ka impaktin e vetë në këtë shikueshmëri.
“Do e ringrejmë këtë televizion pavarësisht arrogances së pushtetit dhe barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policisë”, – u shpreh gazetarja Klodiana Lala gjatë protestës së reporterëve, ku u evidentuan edhe fjalimet e Endri Xhafo, Anila Jole, Erl Murati, Kelvin Muka, Igli Celmeta, Ergys Gjencaj, etj., apo dhe qëndrimet e drejtuesit të Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, i cili ka mbështetur në terren, orar pa orar, në mbështetje të kolegëve të News24.
Me page, pa page; me pushime, pa pushime; me diell, pa diell; Ata ishin aty, drejtpërdrejtë për të raportuar dhe mbrojtur një dritare informimi, që ata e konsiderojnë me të drejtë si shtëpinë e tyre por edhe të publikut.
Në fund të ditës, ata janë fytyra dhe imazhi i kompanisë, janë kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarin, pra janë asetet reale të një kompanie mediatike.
Pas tre-katër ditësh, vjen dhe reagimi i pronarit të “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelli: U drejtohem të gjithë punonjësve të News24: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet – dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë. News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket!
A ishte kjo ajo që pritej prej tij?!
Sigurisht që jo, sepse nga gjithë kjo histori, përtej rrethimit, lojës e pagoi apo nuk e pagoi qiranë, u njoftua apo nuk u njoftua media, një gjë ishte mëse evidente dhe e pakundërshtueshme: Gazetarët e News24, veçanërisht ato të sipërpërmendur, nuk treguan asnjë shenjë lodhje apo dekurajimi.
Kjo konstatohej jo vetëm nga ekrani, por edhe në biseda telefonike me ta.
Atëher çfarë pritej prej tij?
Do të flasim për këtë, por në parantezë le të ndalemi dhe të një aspekt tjetër.
Ndërsa përplasja vijonte, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit deklaroi publikisht se “Focus Media Group” ka 2 milionë euro borxh shtetit, për mospagim qiraje të godinës që do të përdori deri në 2033. Ndërkaq, në mediat e tjera u shtuan raportimet për krizën financiare brenda mediatike. Sipas Prapaskenës gazetarët e këtij grupi mediatik “kanë katër muaj pa rroga dhe dy vite pa iu paguar siguracionet”.
Ne kontaktuam disa prej gazetarëve dhe korrespodentëve dhe konstatuam se muajt e fundit ishte parë një lloj përmirësimi ndërsa vonesat varionin nga një-dy muaj, por të gjithë pohonin se sigurimet shoqërore, ndonëse u janë mbajtur, nuk janë paguar në organet tatimore prej tetorit të vitit 2023, pra, prej afro 22 muajsh. Kjo do të thotë se nëse ky borxh nuk i shlyhet shtetit, përveç pasojave financiare për kompaninë, do të sillte dhe mosnjohjen e dy viteve punë për punonjësit.
Atëherë çfarë pritej prej drejtuesit të “Focus Media Group”?!
Ajo që duhet pranuar është fakti se kemi të bëjmë me një krizë financiare qoftë në raport me shtetin por edhe me punonjësit e saj. Dhe krizat, nëse hidhen hapat e guximshëm, inovativ dhe me një vështrim afatgjatë edhe nga zoti Hysenbelli mund të shërbenin dhe si momente ringritje, sikurse pohoi gazetarja Klodjana Lala.
Është koha që asetet reale të kompanisë, pra gazetarët dhe punonjësit e medias, jo vetëm të likuidohen, sepse ky është një detyrim ligjor, të marrin jo vetëm atë aq u takon, por dhe një besim faktik (jo thjesht verbal) nga pronari i kësaj media. Ndoshta ka një pamundësi reale financiare për ti shlyer këto detyrime, por përse të mos mendohej për një tranzicion të butë pronësor, që “krenaria e News24” sikurse i cilëson z.Hysenbelli reporterët e tij, të likuidohen në formë aksionesh.
Pra, gazetarët dhe punonjësit e “Focus Media Group” të kthehen në bashkëpronarë dhe zotërues të aksioneve të mediave të këtij grupi mediatik.
Dikush mund ta quajë utopi, por unë do ta quaja një “media ownership disrupter” e cila do të mund të vendoste një standard të ri dhe inovativ të tregut mediatik në Shqipëri, ku gazetarët ndajnë pronësinë me financuesin aktual.
A ekziston kjo kulturë biznesi e tregut mediatik në Shqipëri? Deri më tani, jo. Përkundrazi, media shqiptare ka si karakteristikë kryesore monopolizimin e strukturës pronësore brenda një dore apo një grupi familjar. Por mos harrojmë, se përballë kësaj krize financiare ku punonjësve nuk I paguhen sigurimet shoqërore, nesë deklarimet e punonjësve janë të vërteta, pasojat ligjore mund të ishin të paimagjinueshme dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë që mund të krijonte edhe një standard të ri, jo vetëm të decentralizimit të strukturës pronësore, por me impakt të paimagjinueshëm të produksioneve mediatike, të politikës editoriale, të gazetarisë cilësore dhe profesionale, të diversifikimit të burimeve financiare dhe përmbajtësore në platformat online, sikurse po ndodh aktualisht në këtë moment krize.
Vetëm gazetari Osman Stafa me denoncimet e tij për shëndetësinë në Facebook, jo në televizion, i ka shërbyer më shumë interesit publik se dhjetëra kronika lajmesh. Ai është aty, në mbledhje të reagimeve qytetare duke i dhënë zë atyre që media tradicionale sot, dhe këtu flas për të gjitha, i ka braktisur. Reagimi i institucioneve shtetërore ka qenë më i shpejt nëpërmjet kësaj forme raportimi, që ai e bën në formën e një angazhimi personal, jashtë redaksisë.
Apo investigimet e Klodiana Lalës për reporter.al dhe jo vetëm, të cilat përmbushin standarde të larta profesionale dhe kanë zhvilluar më tej hulumtimin si zhaner gazetaresk e që janë vlerësuar, shpesh herë edhe me çmime kombëtare e ndërkombëtare.
Imagjinoni sikur Osmani, Klodi, Dritani, Kelvini, Endri, Erli, Renaldo, Igli e të tjerë punonjës të News24 të ishin pjesë e në strukturës pronësore me të gjitha dijet, mjetet, karakterin dhe lirinë profesionale çfarë përmbysje do i sillnin tregut mediatik, jo vetëm në nivel të cilësisë raportuese por edhe te audiencës.
Ndaj mendoj që agresioni është patjetër i papranueshëm dhe duhet denoncuar në çdo hap, por kriza financiare, e cila shpërtheu si kurrë më parë në opinion, mund të shërbejë si fundi një epoke të monopolizimit dhe nëse do të ekzistojë dhe vizioni i pronarit aktual për një tranzicion të butë, por edhe ndërgjegjësimi i vetë punonjësve të këtij televizioni, mund të jetë fillimi i një modeli të ri biznesi mediatik në Shqipëri./ Media Look
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56