Flash News

E-TJERA

Adidas, Nike, Gucci/ Sekuestrohen 103 mijë veshje të falsifikuara në Portin e Durrësit

Adidas, Nike, Gucci/ Sekuestrohen 103 mijë veshje të falsifikuara

Një sasi prej mbi 103 mijë veshjesh të dyshuara si të falsifikuara është sekuestruar në Portin e Durrësit, në kuadër të një operacioni të ndërmarrë nga Drejtoria e Antikontrabandës në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, mallrat mbanin marka të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein, si dhe bluza sportive të ekipeve të njohura europiane.

Autoritetet dyshojnë se produktet përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Në vijim, është bërë bllokimi i menjëhershëm i mallit dhe janë nisur procedurat përkatëse ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaron se do të vijojë kontrollet e imtësishme ndaj subjekteve me risk, duke garantuar tolerancë zero ndaj çdo rasti që cenon pronësinë intelektuale dhe shkel Kodin Doganor apo legjislacionin në fuqi.

Ky operacion vjen në kuadër të përpjekjeve të shtuara për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur tregun vendas nga produktet e falsifikuara.

Të fundit