Flash News

E-TJERA

Aksident i dyfishtë në Shkopet, një makinë përfundon në liqen, 2 të plagosur

Aksident i dyfishtë në Shkopet, një makinë përfundon

Nuk kanë fund aksidentet. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksin rrugor Burrel – Skuraj. Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.

Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit.

 Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

 

Të fundit