Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shëngjin, dy të plagosur

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shëngjin, dy të

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Sipas informacioneve të para, tre automjete janë përfshirë në aksident e si pasojë dy persona janë plagosur. 

Mësohet se një mjet tip Volksvagon që vinte në drejtim të Lezhës është përplasur kokë më kokë me një Mercedez, duke shkaktuar lëndimin e dy personave. Në aksident u përfshi edhe një fugon me polakë, por pa probleme për pasagjerët. 

Dyshohet se shkak është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë mjeti Mercedez për të shmangur një kanal uji qe ka prekur edhe shtratin e rrugës.

Të fundit