Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë te "Tyneli i Krrabës", 4 të plagosur

Aksident i trefishtë te "Tyneli i Krrabës", 4 të

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës.

Burime nga vendngjarja bënë ne dije se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën përpara.

Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat, një Toyota dhe një Volkswagen me drejtues shtetasi një shtetas turk.Nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Mësohet se dy gra dhe dy burra janë dërguar në Spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore.

 

Të fundit