Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Laç-Milot, përplasen dy makina

Aksident në aksin Laç-Milot, përplasen dy makina

Dy automjete janë përfshirë në aksident në aksin Laç-Milot.

Mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është dëmtuar lehtë një nga drejtuesit e makinave.

“Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Laç- Milot”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit