Flash News

E-TJERA

Aksident në Kamëz, humb jetën drejtuesi i motomjetit

Aksident në Kamëz, humb jetën drejtuesi i motomjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kamëz.

Drejtuesi i mjetit Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Për pasojë, ka humbur jetën 36-vjeçari.

"Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Të fundit