Flash News
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Një aksident rrugor në ishullin grek të Santorinit i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar.
Sipas informacioneve, i riu ka qenë duke udhëtuar me një motor në momentin kur ka dalë nga rruga, është përmbysur në rrugë dhe më pas është përplasur kokë më kokë me një mjet që kalonte.
Automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila nuk ka pësuar lëndime.
Përplasja e rëndë shkaktoi plagosjen me pasojë vdekje të drejtuesit të motoçikletës, i cili u transportua në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ku u konstatua vdekja.
Policia rrugore po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.