Flash News

E-TJERA

Aksident në Vlorë, makina përplas për vdekje 46-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Aksident në Vlorë, makina përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të urës në Orikum në Vlorë.

Sipas policisë, D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet që drejtohej nga  K. C., 32 vjeç. Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat.

"Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit