Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Berat, humb jetën një 30-vjeçare, shpëton fëmija i saj 2-vjeçar

Aksident tragjik në Berat, humb jetën një 30-vjeçare,

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në fshatin Moravë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore dhe fëmijën e saj.

Sipas raportimeve të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, kur shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasen L. Gj., 30 vjeçe, dhe fëmijën e saj 2-vjeçar. Për fat të keq, 30-vjeçarja ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda të marra, ndërsa fëmija i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, ndërsa hetimet për aksidentin vazhdojnë.

Të fundit