Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 4 viktima, apeli i Shoqatës së Ndërtuesve: Shkeljet e rregullave të sigurisë duhet të marrin fund

Aksidenti me 4 viktima, apeli i Shoqatës së Ndërtuesve: Shkeljet

Shoqata e Ndërtuesve ka reaguar pas aksidentit tragjik me 4 viktima në Fushë-Prezë.

Shoqata apelon t’i jepet fund neglizhencës dhe shkeljeve yë rregullave të sigurisë. Po ashtu, shoqata kërkon që askush të mos qëndrojë indiferent përballë abuzimeve.

Shoqata e Ndërtuesve kërkon nga institucionet përgjegjëse që të rrisin monitorimin dhe të ndëshkojnë çdo subjekt që nuk respekton standardet e sigurisë dhe punësimit.

REAGIMI:

Humbja tragjike e katër të rinjve në aksidentin e fundit është një dhimbje e madhe për familjet e tyre dhe për të gjithë shoqërinë. Shoqata e Ndërtuesve shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Kjo ngjarje e rëndë na kujton se shkeljet e rregullave dhe neglizhenca në siguri nuk janë thjesht shifra në statistika – ato kanë pasoja të rënda dhe të parikuperueshme.

Nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë abuzimeve dhe informalitetit që vijojnë të minojnë ndërtimtarinë dhe të rrezikojnë jetën e njerëzve. Punësimi i paligjshëm, mungesa e kualifikimeve të nevojshme, neglizhenca në logjistikë dhe shkeljet e rregullave të sigurisë duhet të marrin fund. Ky aksident nuk është rastësi, por një pasojë e drejtpërdrejtë e papërgjegjshmërisë dhe mungesës së kontrollit të duhur.

Shoqata e Ndërtuesve e dënon me forcë këto praktika dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse që të rrisin monitorimin dhe të ndëshkojnë çdo subjekt që nuk respekton standardet e sigurisë dhe punësimit. Nuk mund të lejojmë që pakujdesia dhe abuzimi të cenojnë jetën dhe reputacionin e një sektori të tërë.

Siguria dhe ligjshmëria nuk janë opsione – janë detyrim i patjetërsueshëm! Ky është momenti për të vepruar dhe për të ndaluar njëherë e mirë shkeljet që kushtojnë jetë njerëzish.

Të fundit