Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Durrës, reagon shkolla ku mësonin të miturit: Humbje e rëndë!

Aksidenti në Durrës, reagon shkolla ku mësonin të miturit:

Paraditen e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar shkolla “Demokracia”, të cilën e frekuentonin tre të miturit që u aksidentuan dje në Durrës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme.

Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte. Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve.

Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen, por lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe. Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona! U prehshin në paqe”, shkruan shkolla “Demokracia”.

Të fundit