Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Klikimet me dhimbje dhe lot nuk janë gazetari. A po shkel media çdo kufi etik?!
Publikimi i pamjeve të rënda nga aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, rikthen dhe njëherë rolin e etikës në media dhe kufijtë e raportimit të kronikës së zezë.
Ndërsa informacioni për ngjarjet kriminale apo aksidentet konsiderohet pjesë e së drejtës për informim, qytetarët dhe jo vetëm po kërkojnë rregulla më të forta për mënyrën se si këto ngjarje transmetohen në publik.
Në vende si Mbretëria e Bashkuar, mediat i nënshtrohen kodeve të forta etike që ndalojnë publikimin e pamjeve që cenojnë dinjitetin e viktimave, sidomos kur bëhet fjalë për të mitur.
Raste të ngjashme trajtohen me kujdes të lartë, duke shmangur detajet tronditëse dhe ekspozimin e familjarëve.
Edhe në Shqipëri, kuadri ligjor parashikon mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit njerëzor, por shpesh në praktikë mediat dhe rrjetet sociale publikojnë pamje të forta që ngjallin reagim publik.

Pas ngjarjes në Durrës, janë shtuar zërat që kërkojnë vendosjen e një “vije të kuqe” për publikimin e pamjeve të rënda, sidomos kur viktimat janë fëmijë, duke theksuar se informimi nuk duhet të kthehet në sensacionalizëm.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të pamjeve të aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë në Durrës.
Në rrjetet sociale, ajo shkruan se është mizor transmetimi pa filtër i pamjeve të aksidentit që u mori jetën nga disa media dhe apelon se informimi është detyrim por dinjiteti njerëzor është kufiri që nuk duhet kaluar.
"Tragjedia në Durrës, me humbjen e dy jetëve të dy fëmijëve të pafajshëm, ka tronditur të gjithë. Një tragjedi që na lëndon të gjithlve.
Edhe më mizor është transmetimi pa filtër i pamjeve të aksidentit që u mori jetën. Dhimbja nuk mund të kthehet në spektakël.
I bëj thirrje Autoritetit të Mediave Audiovizive të marrë masa të menjëhershme për të ndaluar transmetimin e pamjeve të tilla dhe për të garantuar respektimin e etikës në informim.
Sepse informimi është detyrim por dinjiteti njerëzor është kufiri që nuk duhet kaluar.
Ngushëllime familjeve dhe Zoti pastë mëshirë dhe dashuri për to!", shkruan Tabaku
REAGIMET E POLITIKËS PËR NDRYSHIMIN E KODIT PENAL
Pas tragjedisë së rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur, reagimet nga politika kanë qenë të forta, me thirrje të qarta për ndryshime në Kodin Penal.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkon që drejtimi i mjetit në gjendje të dehur të mos trajtohet më si shkelje rrugore, por si krim i rëndë kundër jetës, duke theksuar se një veprim i tillë është i vetëdijshëm dhe me pasoja potencialisht fatale.
“Është koha që Kodi Penal të mos i trajtojë më këta persona si shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, por si autorë të krimeve të rënda kundër jetës.
Kush drejton mjetin në gjendje të dehur, e bën me dijeni të plotë të pasojave. Drejtësia duhet të jetë në lartësinë e duhur dhe të japë drejtësi të vërtetë.”
Në të njëjtën linjë, edhe deputeti socialist Erion Braçe e cilëson ngjarjen si “vrasje me dashje” dhe jo aksident, duke i bërë thirrje Parlamentit të ndërhyjë menjëherë me masa më të ashpra ndëshkuese dhe politika konkrete për rritjen e sigurisë rrugore, ndërsa thekson se shumica parlamentare i ka votat për t’i miratuar këto ndryshime pa vonesë.
“Ndërkohë, kjo ngjarje më në fund të na shtyjë të mendojmë e veprojmë për urbanizim edhe më të thellë, përfshirë rrugë që e disfavorizojnë shpejtësinë në to, ndalime të shpejtësisë së makinave brenda lagjeve e jo vetëm tabela që një takëm i pështyjnë, mbylljen e rrugëve për t’u dhënë mundësi fëmijëve e të moshuarve të luajnë e të lëvizin, të pushojnë të sigurt, ndërtimin me çdo cmim të fushave e këndeve të sigurta për fëmijët e të moshuarit!
I kemi votat për t’i bërë këto; i kemi me shumicë! Ne nuk jemi thjesht për të ngushëlluar; jemi votuar për të vepruar! Duhet ta tregojmë tani”
RASTI MARTIN CANI

Një tjetër rast që ka ngjallur debat të fortë mbi etikën në media është ai i 14-vjeçarit Martin Cani, ku në rrjet dhe në disa media u publikua një video e ndjeshme që pretendohet se tregon momente para dhe pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Tiranë në nëntor të vitit të kaluar.
Publikimi i këtyre pamjeve shkaktoi reagime të menjëhershme nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, i cili e cilësoi shpërndarjen e tyre si shkelje të rëndë të etikës dhe ligjit, duke theksuar se ndjeshmëria e një ngjarjeje të tillë nuk duhet të përdoret për rritje shikueshmërie.
Sipas AMA-s, transmetimi i materialeve të tilla përbën abuzim sensacional dhe cenon dinjitetin e viktimës dhe familjarëve.
Autoriteti u ka bërë thirrje mediave që të ndalojnë menjëherë publikimin e këtyre pamjeve dhe të tregojnë përgjegjësi profesionale, duke respektuar Kodin e Transmetimit dhe parimet e gazetarisë etike.
Në qendër të qëndrimit të tyre është nevoja për të mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës dhe ndjeshmërinë e opinionit publik ndaj një ngjarjeje që ka tronditur shoqërinë./ POLITIKO.AL
Të fundit
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14