Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Qafë-Muzinë, Meta apel ‘Rrugores’: Merrni masa për parandalimin e tragjedive

Aksidenti në Qafë-Muzinë, Meta apel ‘Rrugores’:

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas aksidentit tragjik me 4 viktima në aksin Sarandë-Gjirokastër te Qafa e Muzinës.

Në një postim në Facebook, Meta ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave duke i uruar shërim të shpejtë të lënduarve të aksidentit.

Meta ka përcjellë njëkohësisht mesazh edhe për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve duke iu bërë thirrje të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit. Ndërsa ka kërkuar nga autoritetet përkatëse të marrin masat për të parandaluar aksidentet e rënda.

“E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë.

Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre!

Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira!

Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.

E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë.

 

Të fundit