Flash News

E-TJERA

Furgoni u përplas me “Land Rover-in” dhe ra në greminë, 5 viktima dhe një i plagosur në Qafë-Muzinë

Furgoni u përplas me “Land Rover-in” dhe ra në
Pamje nga aksidenti

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i pasdites së stome në aksin Sarandë-Gjirokastër, te Qafa e Muzinës, ku kanë humbur jetën 5 persona dhe është plagosur një tjetër.

Shkak i aksidentit të rëndë është bërë përplasja e mjetit tip “Land Rover” me drejtuese R. Ç. me furgonin e pasagjerëve. Për rrjedhojë, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Drejtuesi i furgonit dhe pasagjkerët e tij kanë ndërruar jetë, ndërsa drejtuesja e mjetit “Land Rover” është plagosur rëndë.

Për të bërë të mundur nxjerrjen e pasagjerëve është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, pasi edhe terreni e bënte më të vështirë nxjerrjen e pasagjerëve të bllokuar në furgon.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

Të fundit