Flash News

E-TJERA

Aksioni në Pukë, dy persona të armatosur të fshehur prej një muaji në banesë

Aksioni në Pukë, dy persona të armatosur të fshehur prej

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Mësohet se policia ka kërkuar që personat të dorëzohen.

Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Të fundit