Flash News

E-TJERA

Akuza ndaj Berishës, Gjokutaj: Dëshmon që SPAK s'ka bërë hetime

Akuza ndaj Berishës, Gjokutaj: Dëshmon që SPAK s'ka

Avokati Genc Gjokutaj komentoi thirrjen e kryedemokratit Sali Berisha sot në SPAK dhe akuzën e komunikuar ndaj tij.

I ftuar në Syri tv, avokati theksoi se ajo që është shqetësuese është se brenda 500 faqesh është po e njëjta fabul e fillimit në tetorin e shkuar çka sipas tij dëshmon që ata nuk kanë bërë hetime.

'Sic jeni në dijeni ne jemi thirrur sot në SPAK, rreth kësaj teme, zoti Berisha duke qënë në këtë procëes, u paraqit, por fakti është që me paraqitjen tonë ata kishin bërë një vendim për komunikimin e akuzës prej 500 faqësh, të cilat është një pamundësi objektive për tu lexuar.

Ajo që është shqetësuese është që brenda 500 faqesh është po e njëjta fabul e fillimit në tëtorin e shkuar që na dëshmon që ata nuk kanë bërë hetime por ata kanë rregjistruar me një fabul që mendonin ata dhe kanë përfunuar po me atë fabul pa marë asnjë provë për të implifikuar zotin Berisha.

Ju e dini që kjo çështje ka nisur që në vitin 2020, kallëzim i rremë, sepse ai kallëzim nuk ka tëe bëjë me realitetin dhe kjo prokurori brendas ditës e ka rregjistruar si kallëzim dhe pas 3 vjetësh ka çuar emrin e zotit Berisha dhe Malltezi.'- u shpreh Gjokutaj.

Të fundit