Flash News

E-TJERA

Akuzat për pastrim parash, SPAK kërkon burg për bashkëpunëtorët e Rezart Taçit

Akuzat për pastrim parash, SPAK kërkon burg për

Prorkuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy bashkëpunëtorët e biznesmenit, Rezart Taçi, të akuzuar për pastrimin e parave të “Cosa Nostra-s”.

SPAK ka kërkuar 8 vite e 8 muaj burg për Alfred Ballën dhe 8 vite burg për Bledar Lilon. Po ashtu, në njoftimin e SPAK, thuhet se është kërkuar edhe konfisikimin e shumës prej 18,399,941.50 euro në llogari të shtetasit italian Francesco Zummo.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Balla për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 13 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të proçedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Artur Balla me 8 vjet e 8 muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Lilo për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të proçedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Bledar Lilo me 8 vjet burgim.
Gjithashtu është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i shumës monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet një, pikë pesëdhjetë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare në emër të Francesco Zummo, në Bankën Alpha, Tiranë, të sekuestruara gjatë fazës së hetimit paraprak nga Prokuroria e Posaçme.
Çështja penale në ngarkim të të pandehurit Rezart Taçi është ndarë gjatë fazës së seancës paraprake dhe do të gjykohet si çështje penale më vete, për shkak se ky i pandehur është në mungesë dhe duhet të kryhen proçedurat e nevojshme të parashikuara në Kodin e Proçedurës Penale për të pandehurit që gjykohen në mungesë”, njofton SPAK.

Të fundit