Flash News

E-TJERA

Rezart Taçi në kërkim/ Skema e pastrimit të parave drejtohej Francesco Zummo, lidhjet e 90-vjeçarit me ‘Costra Nostra-n’

Rezart Taçi në kërkim/ Skema e pastrimit të parave

SPAK së bashku me autoritetet italinë ka goditur një skemë të pastrimit të parave, ku ishte i përfshirë dhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi dhe që drejtohej nga 90-vjeçari Francesco Zummo.

Ky i fundit njihet për autoritetet italiane si i implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm edhe më herët. Në pranga ka rënë edhe kontabilisti Fabio Petruzzella, i cili është vëllai i një magjistrati në Palermo.

Ai dyshohet se ka vendosur mbi 18 milionë euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi.

Në vitin 2001 Zummos iu sekuestrua pasuri me vlerë rreth 150 mln euro. Dyshohet se ai pastronte para për mafien e njohur ‘Costra Nostra’.

90-vjeçari njihet si një person i afërt i ish-kryebashkiakun mafioz të Palermos Vito Ciancimino dhe dyshohet se ai merrej me pastrimin e parave të pista, duke i depozituar në shumë banka botërore, mes tyre dhe në Shqipëri.

Të fundit